Koleksion · Motive shqiptare

Heritage on Glass

Tradita shqiptare e riinterpretuar në qelq. Shtatëmbëdhjetë motive nga veshjet, instrumentet dhe monumentet shqiptare, të punuara me dorë nga Vasil dhe Joana Dhiamandi.

Certifikatë origjinaliteti · bazë mermeri ose druri · kuti druri me porosi

  • Certifikatë origjinaliteti
  • Bazë mermeri ose druri
  • Kuti druri me porosi
Katër pjesë nga koleksioni Heritage on Glass mbi një bazë të bardhë, në sfond të errët

Trashëgimi në listën e UNESCO-s

Dy nga motivet tona vijnë nga tradita që UNESCO i ka marrë në mbrojtje.

2025Lahuta

Arti i të rënit, të kënduarit dhe të bërit të lahutës u regjistrua në dhjetor 2025 në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale në Nevojë Urgjente për Mbrojtje.

2022Xhubleta

Xhubleta, me mjeshtërinë dhe mënyrat e përdorimit të saj, është në të njëjtën listë që nga viti 2022.

17 motive

Zgjidhni sipas përmasës

Çdo pjesë punohet me dorë, prandaj asnjëra nuk del krejt njësoj si tjetra.

Të vogla

15 × 10 cm, me bazë 6 cm të thellë

Mesatare

20 deri në 24 cm të larta

Të mëdha dhe rrethore

28 cm e lartë, ose rrethore me diametër 23 cm

Në kuti

Çdo pjesë vjen e plotë

Nëntë baza mermeri në tri ngjyra dhe tri përmasa

Baza

Mermer në tri ngjyra, ose dru. Me logon ose emrin tuaj, nëse doni.

Kuti druri e mbyllur me kapëse metalike

Kutia prej druri

Në tri përmasa, me logo të djegur ose të stampuar.

Pjatë qelqi me motivin e Xhubletës në kuti druri, me kartën e saj

Certifikata e origjinalitetit

Çdo motiv shoqërohet me certifikatën e vet.

[Foto: karta e historisë]

Karta e historisë

Nga vjen motivi dhe çfarë do të thotë, në shqip, anglisht dhe italisht.

Për udhëtim. Pesha: [PESHA]. Kutia: [PËRMASAT]. [A HYN NË BAGAZHIN E DORËS]

Motiv me porosi

Një krahinë ose një simbol që nuk është ende këtu?

Koleksioni zgjerohet me motive nga krahina të tjera shqiptare. I projektojmë posaçërisht për porosinë tuaj.

Ide për motive të reja

  • Piramida e Tiranës
  • K’cimi i Tropojës
  • Iso-polifonia
  • Qyteti ose institucioni juaj

Për institucione, ambasada dhe kompani

Dhurata që mbajnë emrin tuaj

Sete me emrin e institucionit në bazë, kuti të personalizuara, certifikatë dhe faturë për çdo porosi.

Kuti druri e hapur me një trofe qelqi të vendosur në tallash

E shtunë 28 nëntor: krijoni pjatën tuaj me motivin e shqiponjës.