Transport falas nga 5.000 L Paguani me kartë ose në dorëzim Kontakt SQ EN
Porosi e posaçme

Punime me porosi

Pjesë qelqi të bëra posaçërisht për ju: nga një shishe me kuptim, për një dhuratë ose për një hapësirë të tërë. Na tregoni idenë dhe ju dërgojmë një propozim me çmimin dhe afatin.

Pjatë qelqi e mbajtur në dorë
Procesi

Pesë hapa, nga kërkesa te dorëzimi.

  1. 1

    Kërkesa

    Plotësoni formularin më poshtë. Mjaftojnë pak rreshta.

  2. 2

    Vlerësimi dhe propozimi

    Studioja shikon nëse ideja bëhet në qelq dhe ju dërgon një propozim me përshkrimin, çmimin dhe afatin.

  3. 3

    Miratimi i dizajnit

    Shihni skicën ose përshkrimin e pjesës dhe e miratoni para se të nisë puna.

  4. 4

    Prodhimi

    Pjesa punohet me dorë. Pjekja në furrë dhe ftohja e ngadaltë kërkojnë kohë; afati shkruhet në propozim.

  5. 5

    Dorëzimi

    E merrni në studio ose ju vjen me korrier, siç është rënë dakord.

Na tregoni idenë tuaj.

Sa më shumë të dimë, aq më i saktë del propozimi. Nëse nuk jeni të sigurt për diçka, zgjidhni “më udhëzoni”.

  • Formulari nuk ju angazhon për asgjë.
  • Studioja konfirmon së pari nëse ideja bëhet.
  • Çmimi dhe afati vijnë me propozimin.
+355 69 70 96 494[email protected]Çdo ditë, 10:00 – 20:00
Mjaftojnë pak rreshta: çfarë ju duhet, për kë dhe për kur.
Të dhënat përdoren vetëm për t’iu përgjigjur kësaj kërkese.